Anija turke “Yavuz” filloi shpimin në Mesdheun Lindor

Anija turke “Yavuz”, e cila është e gjeneratës së gjashtë dhe mund të bëjë shpime ultra të thella ne det, filloi sondimin e parë të saj në zonën e licensuar nga Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV).

Anija turke “Yavuz” filloi shpimin në Mesdheun Lindor

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Donmez ka shkuar në RTQV për të inspektuar në vend punimet.

Pas takimeve ministri Donmez bëri deklarata për gazetarët bashkë me Kryeministrin e RTQV-së Ersin Tatar dhe ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së RTQV-së, Hasan Taçoy.

Ministri Donmez tha se anija e sondimit “Yavuz” është një nga anijet e fundit që i është bashkuar flotës eksploruese turke, ndërsa shtoi se anija tjetër e sondimit “Fatih” i vazhdon punimet në pjesën perëndimore të ishullit (Qipros).

Anija “Yavuz” ka nisur punimet e shpimit në pusin “Karpaz-1”,- sqaroi ministri dhe shtoi: “Sot që po flasim kemi arritur në një thellësi shpimi rreth 1.710 metra. Këtu kemi të bëjmë me një program pune që do të zgjasë 2,5 deri në 3 muaj. Shpresoj se kur të kemi arritur në thellësinë që i kemi vendosur vetes si objektiv do të gjejmë rezerva gazi”.

“Ne i vazhdojmë punimet me moton ‘nëse ka do ta gjejmë’. Nëse në këtë pikë ka rezerva (nafte-gazi), ne do ti gjejmë ato brenda një kohe sa më të shkurtër. Nga ana tjetër edhe anija e kërkimeve sizmike “Barbaros Hayrettin Pasa” vazhdon punën në zonat e licensuara nga RTQV-ja dhe në zonat që ndodhen në jug të ishullit dhe që lejen për të eksploruar këtu ia ka dhënë Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Naftës të Republikës së Turqisë. Brenda muajit gusht ne do të dërgojmë në Mesdhe edhe anijen tonë të dytë sizmike “MTA Oruç Reis”. Kështu që punimet tona në Mesdhe ne do ti çojmë deri në fund me dy anije sizmike dhe dy anije shpimi”,- theksoi Donmez.

 


Lajme të ngjashme