Pekcan: Sekretari amerikan i Tregtisë do të vizitojë Turqinë në shtator

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, njoftoi të hënën në mbrëmje se homologu i saj amerikan, Wilbur Ross, do të vizitojë Turqinë në muajin shtator.

Pekcan: Sekretari amerikan i Tregtisë do të vizitojë Turqinë në shtator

Përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, Pekcan tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike të frytshme me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross.

Ajo theksoi se gjatë asaj bisede është arritur një konsensus për vizitën e Ross në Turqi me një delegacion afaristësh në gjysmën e parë të shtatorit.

“Me rastin e asaj vizite, ne do të zhvillojmë një seri takimesh me pjesëmarrjen e afaristëve nga të dyja vendet dhe do t’i vlerësojmë studimet tona sektoriale së bashku. Kjo vizitë, e cila do të mundësojë takimin e komuniteteve tona të biznesit, është një demonstrim konkret i gatishmërisë sonë dhe do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën për të forcuar marrëdhëniet tona bilaterale tregtare”, shkroi ministrja Pekcan në “Twitter”.



Lajme të ngjashme