Turistët shpenzojnë mbi 1,5 miliardë dollarë për veshje dhe këpucë në Turqi

Turistët e huaj dhe turqit rezidentë jashtë vendit, të cilët kanë vizituar Turqinë në gjysmën e parë të vitit 2019, kanë shpenzuar 1 miliard e 548 milionë dollarë në veshje dhe këpucë.

Turistët shpenzojnë mbi 1,5 miliardë dollarë për veshje dhe këpucë në Turqi

Sipas një raporti të hartuar nga të dhënat e Institutit Turk të Statistikave (TUIK/TurkStat), shpenzimet e përgjithshme të turistëve që kanë kaluar pushimet në Turqi gjatë 6-mujorit të parë të vitit, kanë arritur në 12 miliardë e 603 milionë dollarë, nga të cilat 9 miliardë e 663 milionë dollarë janë shpenzime individuale dhe 2 miliardë e 940 milionë dollarë shpenzime të paketave turistike.

Rreth 2,5 miliardë dollarë, shumë kjo që përfaqëson ¼ e shpenzimeve individuale të turistëve, janë “shpenzime për transportin ndërkombëtar dhe brenda Turqisë”; kurse 2,4 miliardë dollarë të tjera janë “shpenzime për ngrënie-pirje”.

Ndërkohë që shpenzimet e transportit nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e ngrënie-pirjes kanë rënë me 3,6 për qind.

Shpenzimet e akomodimit të turistëve kanë rezultuar 1 miliard e 438 milionë dollarë, kurse ato shëndetësore 537 milionë dollarë.

Gjithnjë sipas raporti të lartpërmendur, turistët kanë shpenzuar 152 milionë dollarë për aktivitetet sportive, arsimore dhe kulturore gjatë periudhës janar-qershor 2019 në Turqi, si dhe 51 milionë dollarë për shërbimet turistike.



Lajme të ngjashme