Eksporti i industrisë turke të automobilistikës rritet me 5 për qind në korrik 2019

Shitjet e jashtme të sektorit turk të automobilistikës, lider i eksportit me 2,9 miliardë dollarë në muajin korrik 2019, kanë shënuar një rritje me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Eksporti i industrisë turke të automobilistikës rritet me 5 për qind në korrik 2019

Unioni i Eksportuesve të Industrisë së Automobilistikës “Uludag” (OIB), njoftoi të dielën përmes një komunikate të shkruar se eksporti që ky sektor ka realizuar gjatë korrikut, ka arritur vlerën e 2,9 miliardë dollarëve duke shënuar një rritje me 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018-s.

Kurse mesatarja e periudhës janar-korrik për eksportin e industrisë së automobilistikës, e cila renditet sërish në vendin e parë me një pjesë prej 18 për qind në totalin e eksporteve të Turqisë, është realizuar në nivelin e 2,6 miliardë dollarëve.

Në bazë mujore, Gjermania ka rezultuar vendi ku është bërë më shumë eksport, me një vlerë prej 414 milionë dollarësh dhe një rritje prej 5 për qind.

Tregu i dytë për muajin korrik ka rezultuar Franca, me një vlerë prej 386 milionë dollarësh dhe një rritje prej 20 për qind.

Italia ka zënë vendin e tretë për eksportin e industrisë turke të automobilistikës në këtë periudhë të vitit duke kapur vlerën e 269 milionë dollarë, një rritje kjo me 6 për qind në krahasim me muajin e 7-të të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme