Turqia eksporton lajthi me vlerë 1,5 miliardë dollarë

Nga Turqia në 11 muaj (sipas sezonit të lajthisë) u eksportuan rreth 262 mijë ton lajthi duke fituar kështu rreth 1 miliardë e 544 milionë dollarë.

Sipas deklaratës së Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) nga periudha duke filluar data 1 shtator 2018 deri në datën 31 korrik 2019 janë eksportuar 261 mijë e 951 ton lajthi me një fitim prej 1 miliardë e 544 milionë e 891 mijë e 844 dollarë.  

Vitin e kaluar gjatë të njëjtës periudhë u eksportuan 257 mijë e 843 tonë lajthi me një vlerë prej 1 miliardë e 720 milionë e 534 mijë e 717 dollarë.

Lajme të ngjashme