Turqi - Banka Qendrore uli normën e interesit për repot njëjavore

Banka Qendrore e Turqisë (TCMB) të enjten uli me 4,25 pikë përqindjeje normën e saj të interesit për ankandet e repos njëjavore (marrëveshjeve të riblerjes me maturim njëjavor).

Turqi - Banka Qendrore uli normën e interesit për repot njëjavore

Këshilli i Politikës Monetare (PPK) të Bankës Qendrore të Turqisë (TCMB) ka ulur të enjten me 425 pikë bazë normën e interesit për ankandet e repos njëjavore (e njohur ndryshe si interesi i politikës së bankës) duke e zbritur në 19,75% nivelin e normës bazë të interesit nga 24% që ishte për disa muaj.

"Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë një rimëkëmbje të moderuar në aktivitetin ekonomik", thotë banka në një njoftim që ka bërë në lidhje me normat e interesit.

"Pavarësisht dobësimit në projeksionin e rritjes globale, me ndikimin e zhvillimeve që kanë ndodhur në fuqinë konkurruese eksportet e mallrave dhe shërbimeve vazhdojnë të shfaqin një tendencë në rritje, dhe në veçanti ecuria e fortë në turizëm e mbështet aktivitetin ekonomik nëpërmjet kanaleve sektorialë drejtpërdrejtë dhe të tërthortë", sqaron banka.

“Në periudhën në vijim parashikohet që eksportet neto të vazhdojnë të kontribuojë në rritjen ekonomike; inflacioni të ruajë trendin e rënies dhe bashkë me përmirësimin e pjesshëm të kushteve financiare të vazhdojë në mënyrë graduale edhe rimëkëmbja në ekonomi”, vijon komunikata e Bankës Qendrore.

Raportohet se brenda 5 ditëve Banka do të publikojë një përmbledhje të mbledhjes së sotme të Këshillit të Politikës Monetare (PPK).



Lajme të ngjashme