Turqi - Thyhet përsëri rekordi i shitjes së banesave shtetasve të huaj

Shitja e banesave shtetasve të huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2019 theu rekord historik duke arritur në afërsisht 20 mijë.

Turqi - Thyhet përsëri rekordi i shitjes së banesave shtetasve të huaj

Shitja e banesave shtetasve të huaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2019 theu rekord historik duke arritur në afërsisht 20 mijë.

Ndërkohë që vitin e kaluar gjatë periudhës janar-qershor të huajve u shitën 11 mijë e 816 banesa, në të njëjtën periudhë pati një rritje prej 68,9% duke arritur në 19 mijë e 952 banesa. Kurse rritja e shitjeve gjatë muajit qershor ishte 30,5%.

Ndërkohë që në radhë të parë qëndron Stambolli me 8 mijë e 903 banesa, në vend të dytë vjen Antalia me 4 mijë e 93 banesa dhe më pas Ankaraja me 1 mijë e 111 banesa.

Gjatë periudhë janar-qershor, në shitjen e banesave për të huajt sipas vendeve të origjinës, qytetarët irakianë zunë vendin e parë me 3 mijë e 337 banesa.

edhe gjatë vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe shitjet e bëra irakianëve u realizuan me 8 mijë e 205 banesa dhe përbëjnë 20,7 për qind të shitjeve të përgjithshme. Irakianët pasohen nga iranianët me 2 mijë e 202 banesa, rusët me 1 mijë 264, sauditët me 1 mijë e 94 dhe afganët me 987 banesa.

 


Lajme të ngjashme