Turqi – 6.179 biznese të huaja u hapën në gjysmën e parë të 2019

Numri i bizneseve të huaja që janë hapur në gjysmën e parë të vitit 2019 në Turqi është 6 mijë e 179, duke shënuar një rritje me 6,86% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turqi – 6.179 biznese të huaja u hapën në gjysmën e parë të 2019

Sipas të dhënave të Unionit të Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB)në periudhën janar-qershor 2019 në Turqi janë krijuar gjithsej 6 mijë e 179 biznese me kapital të huaj, nga të cilat 559 janë në statusin e shoqërive aksionare dhe 5 mijë e 620 në statusin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar.

Kurse vitin e kaluar (2018) në të njëjtën periudhë kishin nisur aktivitetin e tyre në Turqi 5 mijë e 782 biznese me kapital të huaj, nga të cilat 580 kanë qenë shoqëri aksionare, kurse 5 mijë e 202 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Si rrjedhojë, numri i bizneseve të huaja që janë hapur në gjysmën e parë të vitit është rritur me 6,86% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Më shumë shoqëri aksionare me kapital të huaj janë hapur në Stamboll, gjithsej 362 biznese të huaja. Stambolli ndiqet nga Ankaraja me 340 biznese të huaja, Izmiri me 42, Antalia me 25 dhe Mulla (Muğla) me 17.

Kurse shpërndarja e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar që ushtrojnë aktivitetin e tyre në 71 prefektura të Turqisë për periudhën janar-qershor 2019 është e tillë: Stamboll 3.527, Antalie 340, Gaziantep 239, Ankara 2015, dhe Mersin 194.



Lajme të ngjashme