Treni i parë i eksportit niset nesër për në Gjeorgji

Treni i parë i eksportit mes Turqisë dhe Gjeorgjisë do të përcillet të martën me ceremoninë që do të organizohet në Qendrën Logjistike në Palandöken të Erzurumit.

Treni i parë i eksportit niset nesër për në Gjeorgji

Transporti i mallrave mes Turqisë dhe vendeve të rajonit është përshpejtuar që kur ka nisur nga puna linja hekurudhore Baku-Tbilis-Kars (BTK), e njohur edhe si Rruga e Hekurt e Mëndafshit.

Treni i parë i eksportit që do të udhëtojë për këtë qëllim ndërmjet Turqisë dhe Gjeorgjisë do të përcillet të martën në orën 15.00 (me orën e Turqisë) me ceremoninë që do të realizohet në qendrën e logjistikës në Palandöken të Erzurumit.

Treni i mallrave do të përbëhet nga vagonët që janë sjellë në Turqi nga Gjeorgjia dhe njëherësh do të jetë edhe treni i parë i eksportit mes dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme