Kina përpiqet të ulë tensionet tregtare duke liberalizuar sektorin financiar

Kina njoftoi të shtunën qëllimin e saj për të hapur më shumë sektorin e saj financiar për investimet e huaja duke filluar nga viti 2020, një gjest i vullnetit të mirë drejt Uashingtonit në kuadër të konfliktit tregtar që kundërvë dy fuqitë.

Kina përpiqet të ulë tensionet tregtare duke liberalizuar sektorin financiar

Kina njoftoi të shtunën qëllimin e saj për të hapur më shumë sektorin e saj financiar për investimet e huaja duke filluar nga viti 2020, një gjest i vullnetit të mirë drejt Uashingtonit në kuadër të konfliktit tregtar që kundërvë dy fuqitë dhe që ka ulur rritjen ekonomike të Kinës në nivelet më të ulëta prej 27 vitesh.

Tani kompanitë e huaja financiare mund të investojnë në Kinë pa u bllokuar nga një taban që kufizon pjesëmarrjen e tyre në treg.

“Kjo do të ndodhë që në vitin 2020, një vit më herët nga sa ishte parashikuar”, njoftoi Komiteti i Stabilitetit Financiar dhe Zhvillimit të Kinës.

Deri tani kompanive të huaja u duhej të krijonin një partneritet me kompani kineze, pasi nuk autorizoheshin të kishin më shumë se 49% të aksioneve të kompanisë bashkëpunuese. Për pasojë, investimet e huaja preknin vetëm 5,16 për qind të tregut në fund të vitit 2016, në një sektor të dominuar vetëm nga disa kompani gjigante kineze.



Lajme të ngjashme