THY fillon me fluturime të rregullta për në Bali të Indonezisë

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) filloi me fluturime të rregullta në drejtim të ishullit të famshëm Bali (Denpasar) të Indonezisë.

THY fillon me fluturime të rregullta për në Bali të Indonezisë

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) filloi me fluturime të rregullta në drejtim të ishullit të famshëm Bali (Denpasar) të Indonezisë.

Sipas komunikatës së bërë nga zyra për informim e THY-së, fluturimet e drejtpërdrejta në destinacionin e famshëm turistik në Bali do të realizohen shtatë herë në javë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në aeroportin ndërkombëtar “Ngurah Rai” të organizuar me rastin e hapjes së linjës, drejtori i shitjeve të THY-së (rajoni i 2-të), Kerem Sarp deklaroi se me fluturimet në Bali ata shtuan një pikë të re në rrjetin e gjerë të fluturimit të Linjave Ajrore Turke.

“Me Balin, që është destinacioni ynë i dytë në Indonezi, ne vazhdojmë të realizojmë objektivin tonë për të arritur në të gjitha anët e botës”, bëri të ditur Kerem Sarp.   



Lajme të ngjashme