Turqi – Rritet ndjeshëm eksporti në sektorin e argjendarisë

Eksporti në sektorin e argjendarisë gjatë muajit qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 9,52% duke arritur në 216 milionë e 760 mijë e 374 dollarë.

Turqi – Rritet ndjeshëm eksporti në sektorin e argjendarisë

Eksporti në sektorin e argjendarisë gjatë muajit qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rrit me 9,52% duke arritur në 216 milionë e 760 mijë e 374 dollarë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Unioni i Eksportuesve të Argjendarisë, në krahasim me qershorin e vitit 2018, u shënua një rritje prej 9,52%, saktësisht 216 milionë e 760 mijë e 374 dollarë kështu që në gjysmën e parë të vitit eksporti i këtij sektori arriti në 1 miliardë e 652 milionë dollarë.

Në qershor më shumë eksport në argjendari është bërë ndaj grupit të vendeve të Bashkimit Evropian me 97,6 milionë dollarë. Në radhë të dytë vjen grupi i vendeve të tjera të Evropës me 41,7 milionë dollarë, që ndiqet nga grupi i Azisë së Afërt dhe të Lindjes me 31,8 milionë dollarë dhe vendet e tjera të Azisë me 18,8 milionë dollarë. Grupi i sipërpërmendur ndiqet nga vendet e Afrikës Veriore me 12,3 milionë dollarë.

Në krye të vendeve ndaj të cilave është bërë më tepër eksport vjen Anglia me 67,5 milionë dollarë. Eksporti i Argjendarisë ndaj Anglisë në muajin qershor, në krahasim me një vit më parë shënoi një rritje prej 2 mijë e 812 përqind.     

Anglia ndiqet nga Zvicra me 31,9 milionë dollarë, Hong-Kongu me 14,2 milionë dollarë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 12,3 milionë dollarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 9,6 milionë dollarë, Gjermania me 8,6 milionë dollarë dhe Izraeli me 8,5 milionë dollarë.  

 


Lajme të ngjashme