Turqia dhe Indonezia punojnë për të rritur vëllimin tregtar në 10 miliardë dollarë

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) u takua me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Indonezisë, Enggartiasto Lukita dhe delegacionin shoqërues, që ndodhen në Ankara.

Në takimin Pekxhan-Lukita, të realizuar në Ministrinë e Tregtisë, u shqyrtuan marrëdhëniet ekonomike me potencialin tregtar dhe mundësitë e investimit ndërmjet dy vendeve.

Ministrat arritën në mendimin e përbashkët për rritjen e vëllimit tregtar ndërmjet dy vende sa më parë në 10 miliardë dollarë.

Gjithashtu në takim u shkëmbyen mendime në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, për të cilën po punohet në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Lajme të ngjashme