Varank: Turqia ka përshpejtuar transformimin strukturor në prodhim

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank deklaroi se janë duke e përshpejtuar transformimin strukturor në prodhim, me qëllim forcimin e fuqisë së industrisë dhe rritjen e konkurrencës.

manturov innoprom.jpg
Turk-Rus sanayi forumu.jpg

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank deklaroi se janë duke e përshpejtuar transformimin strukturor në prodhim, me qëllim forcimin e fuqisë së industrisë dhe rritjen e konkurrencës.

Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë INNOPROM, që filloi në qytetin Ekatarinburg të Rusisë dhe në të cilin Turqia këtë vit merr pjesë si vend partner, Këshilli i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) organizoi Forumin e Industrisë Turqi-Rusi.

Forumi u realizua me pjesëmarrjen e ministrit të Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank, ministrit të Industrisë dhe Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov, Presidentit të Republikës Autonome të Tataristanit, e cila është pjesë e Federatës së Rusisë, Rustem Minnihanov, zëvendësministres së Tregtisë së Turqisë, Gonca Yilmaz Batur dhe kryetarit të Këshillit të Biznesit Turqi-Rusi, Tuncay Ozilhan.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu ministri Varank tha se në saje të dialogut të afërt dhe vullnetit të fortë politik të dy liderëve janë të vendosur t’i avancojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.

Varank bëri të ditur se Rusia është një partnere e rëndësishme tregtare e Turqisë, ndërsa shtoi se vëllimi tregtar mes dy vendeve ka shënuar rritje me 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa tha se janë afër arritjes së objektivit prej 100 miliardë dollarëve.

Duke nënvizuar se ata dëshirojnë të rrisin investimet e drejtpërdrejta midis Turqisë dhe Rusisë, ministri Varank, tha se investitorët dhe sipërmarrësit e të dy vendeve duhet të stimulohen më shumë për të thelluar partneritetin strategjik.

Edhe ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov në fjalën e tij të rastit tha se marrëdhëniet tregtare mes Rusisë dhe Turqisë janë zhvilluar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Manturov tha se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje për të zhvilluar bashkëpunimin me Turqinë, ndërsa shtoi se “Kemi përgatitur një numër paketash për t'i ndihmuar biznesmenët turq të vijnë në Rusi dhe për të mbështetur biznesmenët që vijnë për investime afatgjata. Ne krijojmë kushte të privilegjuara”.

Pas fjalimeve, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi midis institucioneve, organizatave dhe kompanive turke dhe ruse.



Lajme të ngjashme