Turqia e treta në Evropë për fuqinë e instaluar në energjinë e rinovueshme

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (AIE), Fatih Birol tha se në rritjen e fuqisë së instaluar në fushën e energjisë së rinovueshme, Turqia është e treta në Evropë.

Në fjalimin e mbajtur në panelin e organizuar nga ana e Qendrës së parë të Mendimit të Turqisë të fokusuar në teknologji (STM ThinkTech), Birol tha se në revolucionin e energjisë së rinovueshme, që si fillim filloi në Evropë, sot kryeson Kina.

“Menjëherë pas Gjermanisë dhe Anglisë vjen Turqia, pra është përpara Spanjës dhe Francës, të cilat kanë treguar shumë interes që në fillim në këtë fushë. Ky është një sukses shumë i madh, por ne zotërojmë një potencial jashtëzakonisht të lartë” tha Birol.

Ai tha se në fushën e gazit natyror, viti 2018 ishte një vit i artë për Turqinë dhe arsye për këtë tregoi zhvillimin që fitoi përshpejtim në këtë sektor në Kinë, i cili buron veçanërisht nga objektiva për të reduktuar ndotjen e ajrit në qytete.  

Lajme të ngjashme