Shitjet e makinave të reja shënojnë rritje në Bashkimin Evropian

Shitjet e makinave të reja kanë regjistruar rritje në Bashkimin Evropian në maj pas rënies në 8 muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të industrisë së prodhimit të makinave.

1223667
Shitjet e makinave të reja shënojnë rritje në Bashkimin Evropian

“Në baza vjetore, shitjet në muajin maj u rritën me 0,1 për qind, thënë ndryshe pak më shumë se 1,4 milion makina”, shkruhet në Buletinin e  Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

“Kërkesa në rajon ishte kryesisht nga vendet e Evropës Qendrore, ku regjistrimet u rritën me 6,2 për qind në krahasim me muajin e kaluar,” ndërkohë që kishte “rezultate kontradiktore” në 5 tregjet kryesore të Evropës Perëndimore.

Regjistrimet e reja të automjeteve u rritën me 9,1 për qind në Gjermani, 1,2 për qind në Francë, por ranë me 7,3 për qind në Spanjë, me 4,6 për qind në Britaninë e Madhe dhe me 1,2 për qind në Itali.

Në muajin maj, kompania “Volkswagen”, lider i tregut në BE, përbënte 24,7 për qind të shitjeve.

Vendi dytë dhe i tretë shkoi për grupet franceze PSA dhe Renault, respektivisht me 16,7 dhe 11,1 për qind.



Lajme të ngjashme