ShBA i dhuron Ukrainës 250 milionë dollarë mbështetje ushtarake

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka bërë të ditur se planifikon të sigurojë një fond shtesë me vlerë 250 milionë dollarë për ushtrinë e Ukrainës, një program mbështetjeje që përfshin trajnime dhe pajisje ushtarake.

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes planifikon të akordojë nga fondi i bashkëpunimit ndërkombëtar për siguri një paketë shtesë me ndihma që kapin shumën 250 milionë dollarëve për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës në forcimin e kapaciteteve me trajnime dhe pajisje ushtarake”, thuhet në komunikatën e shkruar të Pentagonit.

Ky hap konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve mbrojtëse ndërmjet ShBA-së dhe Ukrainës,- vijon komunikata dhe sqaron se vlera e mbështetjes me ndihma që i ka siguruar ShBA-ja ushtrisë së Ukrainës përmes këtij fondi që nga viti 2014 e deri tani do të arrijë shifrën e 1,5 miliardë dollarëve.

Lajme të ngjashme