Oktay: Lojërat e Moody’s tashmë i kemi mësuar

Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se i kanë parë shumë herë lojërat e Agjencisë Ndërkombëtare të Klasifikimit të Kredive, Moody's mbi Turqinë.

Oktay: Lojërat e Moody’s tashmë i kemi mësuar

Ndihmëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) tha se i kanë parë shumë herë lojërat e Agjencisë Ndërkombëtare të Klasifikimit të Kredive, Moody's mbi Turqinë.

Oktaj mori pjesë në mbledhjen e Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Jozgatit (Yozgat), organizuar në Bashkinë Yskydar (Üsküdar) të Stambollit.

Në fjalimin e rastit ai vlerësoi uljen e notës së Turqisë nga ana e Moody’s.

“Biznesmenët vazhdojnë të zhvillojnë ekonominë e Turqisë. Të mundohen të bëjnë çfarë të duan. Duan ta ulin notën, le ta ulin. Ne këtë lojë e kemi parë shumë herë. Kjo nuk e ka dhe nuk ka për të penguar asnjë nënshtetas të Republikës së Turqisë për të ndenjur pranë liderit të tyre”, u shpreh Fuat Oktaj.

Ai shpjegoi se në 17 vitet e fundit gjatë udhëheqjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)  janë hedhur shumë hapa për të lartësuar ekonominë dhe për të hapur rrugën e sipërmarrësve. Gjithashtu në këtë periudhë është dhënë çdo lloj mbështetjeje për prodhuesit që kërkojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.



Lajme të ngjashme