Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet ndjeshëm eksporti i Turqisë në sektorin e mbrojtjes dhe aviacionit

Sektori i mbrojtjes dhe aviacionit, duke rritur në 37% eksportin gjatë muajve janar-maj, zuri vendin në pozicionin e liderit në këtë fushë.

Rritet ndjeshëm eksporti i Turqisë në sektorin e mbrojtjes dhe aviacionit

Sektori i mbrojtjes dhe aviacionit, duke rritur në 37% eksportin gjatë muajve janar-maj, zuri vendin në pozicionin e liderit në këtë fushë.

Sipas të dhënave të eksportit në bazë sektori të Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë, sektori i mbrojtjes dhe aviacionit ka rritur më shumë shitjen e jashtme gjatë 5 muajve të parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.  

Në kuadër të Sistemit të Përgjithshëm Tregtar, eksporti i Turqisë në këtë periudhë shënoi një rritje 5,4%.

Vitin e kaluar, në periudhën janar-maj eksporti ishte 784 milionë dollarë, ndërsa këtë vit në të njëjtën periudhë eksporti i sektorit arriti në 1 miliardë e 74 milionë e 424 mijë dollarë.

Sektori i mbrojtjes dhe aviacionit ndiqet nga sektori i substancave kimike dhe nënprodukteve të këtij sektori me një rritje prej 24,6%, sektori i anijeve dhe jahteve me një rritje prej 23% dhe me 20,4% prodhimet e çimentos, xhamit, qeramikës dhe dheut.    

Vendin e parë në eksportin e sektorit të mbrojtjes dhe aviacionit e zunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një rritje prej 20,8%, përkatësisht 352 milionë e 624 mijë dollarë.

Kurse vendin e dytë pas Amerikës në shitjen e jashtme e zuri Katari me 123 milionë e 56 mijë dollarë. Eksporti drejt Katarit u rrit me 1 mijë e 327,7%.

Gjermania, me një rritje prej 6,6% zuri vendin e tretë me 107 milionë e 672 mijë dollarë.

Me Omanin u shënua një rritje prej 40% në eksportin e sektorit, përkatësisht 100 milionë e 671 mijë dollarë.  

Me Emiratet e Bashkuara Arabe, në eksport u shënua një rritje prej një mijë e 803,5% duke arritur në 63 milionë e 254 mijë dollarë.

Në Holandë, vend që ka treguar një performancë paralele me viti e kaluar, janë shitur mallra me vlerë 33 milionë e 665 mijë dollarë.

Eksporti i sektorit të mbrojtjes dhe aviacionit drejt Indisë ishte 30 milionë e 327 mijë dollarë, drejt Anglisë 27 milionë e 603 mijë dollarë, ndaj Arabisë Saudite 21 milionë e 399 mijë dollarë dhe ndaj Azerbajxhanit 19 milionë e 187 mijë dollarë.

Në periudhën në fjalë është bërë eksport edhe drejt shumë vendeve të tjera si: Afrika e Jugut, Bahrejn, Francë, Rusi, Çad, Ukrainë, Spanjë, Koreja e Jugut, Meksikë, Malajzi, Filipine, Kolumbi, Tajlandë, Australi, Guatemalë, Brazil, Argjentinë dhe Mali.  



Lajme të ngjashme