Raporti i KE-së: Turqia, progres shumë të mirë në sigurinë e furnizimit me energji

"Raporti i 2019 për Turqinë" i përgatitur nga Komisioni Evropian (KE) thekson se Turqia ka shënuar "progres shumë të mirë" në sigurinë e furnizimit të energjisë.

Raporti i KE-së: Turqia, progres shumë të mirë në sigurinë e furnizimit me energji

Në raportin për Turqinë publikuar në kuadër të Paketës së Zgjerimit 2019 nga Komisioni aktual Evropian, me mandat deri në fund të tetorit, theksohet se në Turqi në fushat e sigurisë së furnizimit me energjinë, energji të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë është shënuar progres i mirë

Turqia ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit është "pjesërisht e përgatitur", thotë raporti, ku janë vlerësuar zhvillimet rreth rritjes në sigurinë e furnizimit me energji.

Raporti konstaton se pjesa e parë e projektit të gazsjellësit Trans-Anadolli (TANAP) ka përfunduar në qershor të vitit të kaluar, pjesa e gazsjellësit "Rrjedha Turke" që kalon në det ka përfunduar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa faza e dytë që do të mundësojë lidhjen e gazsjellësit TANAP me Evropën nëpërmjet gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) planifikohet të përfundojë në qershor të këtij viti.

Përveç dy impianteve lundruese depozitimi dhe gazifikimi që aktualisht administrohen nga ndërmarrja shtetërore BOTAŞ në zonën e Egjeut do të ndërtohet edhe një impiant i tretë, ndërkohë që vazhdojnë punimet për zgjerimin e kapaciteteve të impiantit nëntokësor që është krijuar poshtë liqenit të Kripur për grumbullimin e gazit natyror.

Sipas raportit, Turqia është në një nivel të avancuar edhe në aspektin e zbatimit të legjislacionit të BE-së në lidhje me rezervat e detyrueshme të naftës. Këto rezerva Turqia i ka caktuar në sasitë e nevojshme që zotëron për momentin dhe dispozitat përkatëse ligjore kanë hyrë në fuqi në janar 2018.



Lajme të ngjashme