Rusi – Kudrin: Rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë nën 1 për qind

Kreu i Gjykatës Supreme të Llogarive Publike të Rusisë, Alexei Kudrin, njoftoi të hënën se parashikoi një rritje nën 1 për qind të ekonomisë së vendit në vitin 2019.

1209207
Rusi – Kudrin: Rritja ekonomike në vitin 2019 do të jetë nën 1 për qind

Në një prononcim para gazetarëve në Moskë, Kudrin rikujtoi se objektivi i rritjes ekonomike ruse për këtë vit është 1,3 për qind, por nënvizoi se parashikimi i tij është në një nivel më të ulët.

“Vitin e kaluar parashikova që rritja ekonomike për vitin 2019 do të ishte 1 për qind ose pak më e ulët. Unë mbetem i të njëjtit mendimi. Ekonomia jonë do të ketë rritje, mirëpo rritja do të realizohet nën 1 për qind”, deklaroi ai.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Shërbimi Shtetëror Federal i Statistikave të Rusisë (Rosstat), ekonomia ruse është rritur me 0,5 për qind në bazë vjetore gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Maxim Oreshkin, ritheksoi pak ditë më parë se parashikimi për rritjen ekonomike të vendin gjatë këtij viti është në nivelin 1,3 për qind dhe se në gjysmën e dytë të 2019-s nuk pritet recesion në ekonominë ruse.



Lajme të ngjashme