Hisarciklioglu: Turqi-ShBA duhet të firmosin Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë

Në përgjigje të interesit të gazetarëve në Çikago, kreu i TOBB-it, Rifat Hisarxhëkllëollu tha se firmosja e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë ndërmjet Turqishë dhe ShBA-së është i domosdoshëm për të realizuar objektin e vendosur nga Erdogan-Trump.

Hisarciklioglu: Turqi-ShBA duhet të firmosin Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB), Rifat Hisarxhëkllëollu (Rifat Hisarcıklıoğlu) tha se për të realizuar objektivin e vendosur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për të arritur një vëllim tregtar 75 miliardë dollarë duhet që ndërmjet dy vendeve të firmoset marrëveshja e tregtisë së lirë (MTL).

Hisarxhëkllëollu ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) bashkë me një delegacion për të realizuar disa kontakte. Në deklaratën që bëri në lidhje me këto kontakte Hisarxhëkllëollu tha se programi i vizitës në Çikago përbëhet nga dy pjesë.

“Gjatë qëndrimit tonë në Çikago fillimisht ne përuruam restorantin me emrin “Turkitch”, i cili është hapur nga sipërmarrësit turq për të promovuar kuzhinën origjinale turke dhe gatimet me shije të vërtetë turke. Kurse nesër do të inspektojmë Qendrën Tregtare Turke, të cilën në mundësinë më të madhe do ta hapim në Çikago, në përputhje me marrëveshjen që ne si TOBB kemi bërë me Ministrinë e Tregtisë”, sqaroi Hisarxhëkllëollu, ndërsa shtoi se pas përfundimit të kontakteve në Çikago së bashku me delegacionin që e shoqëron do të kalojnë në Uashington.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet ekonomike turkoamerikane, Rifat Hisarxhëkllëollu tha se objektivi i caktuar nga Presidenti Erdoan dhe Presidenti amerikan, Trump për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve është 75 miliardë dollarë.

“Nëse lehtësitë (në tregti) marrin fund, atëherë si do ta kapim objektivin 75 miliardë dollarë? Kështu që, ne duam që ndërmjet Turqisë dhe ShBA-së të firmoset domosdo një Marrëveshje e Tregtisë së Lirë (MTL)”,- tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me sistemin e mbrojtjes ajrore me raketat S-400, që Turqia do të marrë nga Rusia, Hisarxhëkllëollu tha: “Turqia u përpoq për vite të tëra për të blerë nga ShBA-ja sistemin “Patriot” me qëllim vetëmbrojtës dhe për ta ruajtur veten e saj nga kërcënimet e jashtme. Por ShBA-ja nuk ia dha Turqisë një sistem të tillë. Turqia duhet ti mbrojë 80 milionë banorët si dhe integritetin e saj territorial”.

 


Lajme të ngjashme