Ambasadori i Anglisë në Turqi: Antalia drejt rrugës për t’u bërë kryeqyteti i turizmit të Evropës

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott tha se këtë vit presin që mbi 3 milionë anglezë të vijnë në Turqi, shumica në Antalia.

Ambasadori i Anglisë në Turqi: Antalia drejt rrugës për t’u bërë kryeqyteti i turizmit të Evropës

Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott tha se këtë vit presin që mbi 3 milionë anglezë të vijnë në Turqi, shumica në Antalia.

Në deklaratën e bërë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolli” ai tha se vitin e kaluar Turqinë e vizituan 2,25 milionë turistë, nënshtetas nga Mbretëria e Bashkuar.

“Kjo do të thotë një rritje prej 36% në krahasim me një vit më parë. Mendojmë se këtë vit mbi 3 milionë anglezë do të vijnë në Turqi. Vitin e kaluar rritja më e madhe e numrit të turistëve anglezë u shënua në rajonin e Antalias. Edhe këtë vit duket se do të jetë përsëri Antalia. Mund të themi se nënshtetasit e Mbretërisë së Bashkuar po zbulojnë përsëri këtë qytet”, tha Chilcott.

Duke iu referuar të dhënave të prefekturës së Antalias ai bëri të ditur se në 4 muajt e parë të këtij viti është shënuar një rritje prej 48% dhe shtoi: “Është e kënaqshme që Antalia, kryeqyteti i turizmit turk, përparon në rrugën për t’u bërë edhe kryeqyteti i turizmit në Evropë”.  

Ambasadori anglez bëri të ditur se Antalia është një qytet shumë i bukur dhe potenciali i turizmit në këtë vend i përgjigjet atyre që kanë nevojë për qetësi, shplodhje dhe relaksim.

“Edhe unë dëshiroj të përfitoj nga kjo” tha Ambasadori i Anglisë në Ankara, Dominick Chilcott.    



Lajme të ngjashme