Pekcan përshëndet vendimin e ShBA-së për importin e çelikut

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv uljen e taksës nga 50% në 25% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çelikun e importuar nga Turqia.

Pekcan përshëndet vendimin e ShBA-së për importin e çelikut

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) e ka vlerësuar si zhvillim pozitiv uljen e tarifës doganore nga 50% në 25% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çelikun e importuar nga Turqia, duke shtuar se pritjet janë në drejtim të heqjes së të gjitha barrierave në tregtinë dypalëshe.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter, Pekxhan ka shkruar se në lidhje me tregtinë globale Turqia është për një sistem të drejtë, të qëndrueshëm dhe të mbështetur në rregulla.

“Ulja e tarifës doganore, që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çelikun e importuar nga Turqia, nga 50% në 25%, është një zhvillim pozitiv. Por pritja jonë është në drejtim të heqjes së të gjitha barrierave në tregtinë ndërmjet dy vendeve. Vendimi për të përjashtuar Turqinë nga Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave (GSP) nuk përputhet me objektivin e shpallur nga të dyja qeveritë për të pasur një vëllim tregtar prej 75 miliardë dollarësh. Pasi nga pengesat që vendosen nga ShBA-ja para tregtisë dypalëshe nuk preken vetëm firmat turke, por edhe ato amerikane. Ne do ta vazhdojmë me vendosmëri punën tonë për të rritur shkëmbimet tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat për ne janë një partner i rëndësishëm tregtar”, shkruan ministrja Pekxhan në Twitter.



Lajme të ngjashme