BE livron 2,22 nga 6 miliardë eurot e premtuara për refugjatët sirianë

Bashkimi Evropian (BE) deri më sot ka livruar për refugjatët sirianë në Turqi 2,22 miliardë euro nga fondi i premtuar prej 6 miliardë euro.

BE livron 2,22 nga 6 miliardë eurot e premtuara për refugjatët sirianë

Bashkimi Evropian (BE) deri më sot ka livruar për refugjatët sirianë në Turqi 2,22 miliardë euro nga fondi i premtuar prej 6 miliardë euro.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, në Bruksel është mbajtur sesioni i 12-të i mbledhjes së komitetit administrativ të Programit për Ndihmën Financiare (FRIT) për të mbështetur sirianët e strehuar në Turqi.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar raporti vjetor për programin e ndihmës financiare dhe ka përfunduar procesi lidhur me vlerësimin e projekteve të ndryshme me vlerë 845 milionë euro, të cilat janë propozuar në kuadër të këtij programi për refugjatët sirianë.

Fondi i krijuar me qëllim mbështetjen e sirianëve në Turqi ka një buxhet total prej 6 miliardë euro. Deri më tani në këtë fond janë akorduar 4,2 miliardë euro, janë lidhur kontrata me vlerë totale 3,45 miliardë euro dhe nga kjo shumë janë livruar 2,2 miliardë euro, thuhet në vijim të komunikatës së Komisionit Evropian.

samitin Turqi-Bashkimi Evropian, mbajtur më 29 nëntor 2015, BE-ja kishte premtuar sigurimin e një fondi me vëllim 3 miliardë euro për sirianët në Turqi, kurse në samitin e mbajtur më 18 mars të 2016-s ishte marrë vendimi për një fond shtesë me vlerë 3 miliardë euro.

Sipas vendimeve të mëdha në këto samite, fondet në fjalë do të shpenzohen për realizimin e projekteve që do të përgatiten me objekt plotësimin e nevojave që sirianët e strehuar në Turqi kanë në shëndetësi, arsim, infrastrukturë, ushqim dhe nevojat e tjera.

 


Lajme të ngjashme