Turqia vazhdon të shënojë suficit tregtar me BE-në

Eksportet turke në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në tremujorin e parë të 2019-s u realizuan në 2 miliard e 782,7 milionë euro më shumë sesa importet.

Turqia vazhdon të shënojë suficit tregtar me BE-në

Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) Turqia ka regjistruar suficit në shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Evropian në tre muajt e parë të vitit, konkretisht: në janar suficiti tregtar ka qenë 1 miliardë e 793,1 milionë euro, në shkurt 851,3 milionë euro dhe në mars 138,3 milionë euro.

Në çerekun e parë të 2018-s deficiti tregtar i Turqisë me BE-në ka qenë afërsisht 3,5 miliardë euro, kurse këtë vit për të njëjtën periudhë Turqia ka shënuar suficit tregtar në vlerën 2 miliardë e 782,7 milionë euro.

Shuma totale e eksporteve turke në vendet e BE-së për 3 muajt e parë të vitit është llogaritur në 20,2 miliardë euro, kurse importet kanë rënë në 17,4 miliardë dollarë.

Turqia ka që nga gushti i 2018-s që shënon suficit në tregtinë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

 


Lajme të ngjashme