Turqia eksportoi në Rusi 184 milionë $ fruta-perime të freskëta në katërmujorin e parë

Sipas vlerësimit të të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) në periudhën janar-prill 2019 Turqia ka eksportuar në 118 vende të botës 1 milionë e 135 mijë tonë fruta-perime të freskëta.

Turqia eksportoi në Rusi 184 milionë $ fruta-perime të freskëta në katërmujorin e parë

Eksporti i fruta-veperimeve të freskëta turke në Rusi për periudhën janar-prill 2019 është realizuar në shifrën 184 milionë e 157 mijë e 451 dollarëve.

Sipas vlerësimit të të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKIB) në periudhën janar-prill 2019 Turqia ka eksportuar në 118 vende të botës 1 milionë e 135 mijë tonë fruta-perime të freskëta, dhe ka siguruar nga ky eksport 622 milionë e 463 mijë e 509 dollarë të ardhura.

Vendin e parë në eksportin e fruta-perimeve që është realizuar për këtë periudhë (janar-prill 2019) e zë Federata e Rusisë me 184 milionë e 157 mijë e 451 dollarë, e ndjekur nga Iraku me 61 milionë e 868 mijë e 302 dollarë dhe Rumania me 60 milionë e 57 mijë e 582 dollarë.

Kurse vetëm nga rajoni lindor i Detit të Zi në 4 muajt e parë të vitit 2019 janë eksportuar në 36 vende të botës 86 mijë e 288 tonë fruta-perime të freskëta dhe nga ky eksport ka hyrë në vend valutë e huaj me vlerë 48 milionë e 784 mijë e 373 dollarë.

Rusia zë vendin e parë dhe në eksportin e fruta-perimeve të freskëta të kësaj zone me 37 milionë e 347 mijë e 183 dollarë të ardhura, pastaj në vend të dytë vjen Gjeorgjia me 4 milionë e 665 mijë e 244 dollarë dhe Iraku me 1 milionë e 91 mijë e 248 dollarë të ardhura.

 


Lajme të ngjashme