Gjermani - Porsche dënohet me 535 milionë euro

Prokuroria e Shtutgartit në Gjermani gjobiti me 535 milionë euro kompaninë e makinave luksoze Porsche pjesë e grupit Volkswagen për shkak të neglizhencës së detyrimeve të auditimit gjatë krizës dizel.

1196858

Në deklaratën e bërë nga kompania Porsche thuhet se gjoba është vendosur me arsyetim të neglizhencës së detyrimeve të auditimit gjatë krizës dizel, ndërkaq thuhet se kompania nuk ka apeluar kundër gjobës.

Prokuroria e Shtutgartit në Gjermani në korrik të vitit 2017 ndaj udhëheqësve të lartë të kompanisë Porsche, pjesë e grupit Volkswagen, ka filluar hetimet në lidhje me manipulime me dizel. Pas skandalit me dizel, kompania Porsche, prodhuese e makinave luksoze, në shtator 2018 njoftoi se do të ndalojë prodhimin e makinave dizel dhe duke filluar prej fillimit të vitit 2019 do të kalojnë në prodhimin e makinave me benzinë, elektrik dhe atyre hibrid.

Për shkak të skandalin me emetimin e gazrave të karbonit në Gjermani më herët janë gjobitur kompanitë Volkswagen me 1 miliardë euro dhe Audi me 800 milionë euro.

Lajme të ngjashme