Linjat Ajrore Turke dominojnë qiellin edhe në vitin 2018

Linjat Ajrore Turke janë kompania më e vyer e Turqisë dhe zë vendin e dytë ndër markat më të njohura në botë të linjave ajrore.

Linjat Ajrore Turke dominojnë qiellin edhe në vitin 2018

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY), Abdulkerim Çaj (Çay) tha se THY deri tani fluturon në 311 qytete në 124 vende dhe nga aspekti edhe i pasagjerëve, edhe transportit të mallrave, është linja ajrore që fluturon në më shumë vendmbërritje në botë.

Ai tha se Linjat Ajrore Turke janë kompania më e vyer e Turqisë dhe zënë vendin e dytë ndër markat më të njohura në botë të linjave ajrore.  

Duke u shprehur për kontributin që kjo kompani jep në ekonominë e Turqisë, Çaj tha se Turkish Airlines janë kompania që siguron më shumë eksport shërbimi dhe ka një burim serioz njerëzor.

Zëvendësdrejtori bëri të ditur se vitin e kaluar sektori i aviacionit pati një rritje prej 6% duke arritur në 4,3 miliardë pasagjerë dhe presin që këtë vit kjo shifër të arrijë në 4,6 miliardë pasagjerë.

“E parë nga aspekti i Linjave Ajrore Turke, në vitin 2018 u transportuan 75 milionë pasagjerë. Kurse këtë vit synojmë 90 milionë pasagjerë” tha Çaj.

Ai tha gjithashtu se transferimi nga Aeroporti AtaturkAeroportin Stambolli, që ofron një kapacitet më të lartë, do të sigurojë më mirë arritjen e objektivave të kompanisë.



Lajme të ngjashme