Ekonomia turke, rritet indeksi i besimit ekonomik

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se veprimet e ndërmarra në ekonomi vazhdojnë të rrisin indeksin e besimit ekonomik.

Ekonomia turke, rritet indeksi i besimit ekonomik

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak (Albayrak) bëri të ditur se veprimet e ndërmarra në ekonomi vazhdojnë të rrisin indeksin e besimit ekonomik.

Indeksi i besimit ekonomik në Turqi gjatë muajit prill është rritur me 3,4 për qind në krahasim me një muaj më parë dhe nga 81,9% ka arritur në 84,7%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të dhënat e indeksit të besimit për muajin prill.

Sipas këtyre të dhënave, në muajin prill indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi për këtë muaj, në krahasim me një muaj më parë ka shënuar një rritje prej 3,4% duke arritur në 84,7%.

Rritja buron prej përmirësimit të indeksit të konsumatorit, sektorit real (industrisë prodhuese) dhe indeksit të besimit të sektorit të shërbimit.

Në muajin prill indeksi i besimit të konsumatorit u rrit në 63,5 pikë përqindje, indeksi i besimit të sektorit real u rrit në 100 pikë përqindje ndërsa indeksi i besimit të sektorit të shërbimit u rrit në 83,1 pikë përqindje.  

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Allbajrak bëri një postim në median sociale Twitter në lidhje me indeksin e besimit ekonomik.

“Veprimet e ndërmarra në ekonomi vazhdojnë të rrisin indeksin e besimit ekonomik. Rritja që vazhdon prej muajit janar është edhe treguese e rimëkëmbjes së fuqishme. Me politikat që do të zbatojmë në çerekun e dytë dhe Hapat e Shndërrimit Struktural do të kapim nivelet më të larta” shkroi ministri turk.     

 


Lajme të ngjashme