Rusia i ofron Turqisë alternativa për avionët F-35

Aleksandr Miheyev, drejtori i kompanisë shtetërore ruse me aktivitet në industrinë e mbrojtjes Rosoboronexport, tha se janë gati për nisur konsultimet me autoritetet turke lidhur me furnizimin e Turqisë me avionë luftarakë rusë si alternativë e avionëve F

Rusia i ofron Turqisë alternativa për avionët F-35

Aleksandr Miheyev, drejtori i kompanisë shtetërore ruse me aktivitet në industrinë e mbrojtjes Rosoboronexport, tha se janë gati për nisur konsultimet me autoritetet turke lidhur me furnizimin e Turqisë me avionë luftarakë rusë si alternativë e avionëve F-35.

Ai iu përgjigj edhe një pyetjeje të medias ruse lidhur me atë se është apo jo e gatshme Moska për ta furnizuar Turqinë me avionë luftarakë, në qoftë se Ankaraja del nga programi i përbashkët për prodhimin e avionëve F-35.

“Nëse pala turke na bën kërkesë për të zhvilluar konsultime në lidhje me këtë çështje, ne jemi të gatshëm për ta diskutuar atë bashkërisht me Korporatën e Bashkuar Ruse të Avionëve (United Aircraft Corporation-UAC)”, sqaroi Miheyev.

Drejtori i Rosoboronexport bëri sqarime edhe në lidhje me afatet e dorëzimit Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400, duke thënë se procesi i dorëzimit do të nisë në korrik.

Rusia me Turqinë kanë rënë dakord edhe për çështjen e prodhimit të sistemeve S-400 në Turqi,- vijoi Miheyev, duke shtuar se ata i vazhdojnë punimet për përmbushjen e detyrimeve të kontratës.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), në përgjigje të pyetjes se mendojnë apo jo të blejnë avionë nga Rusia në rast të daljes së Turqisë nga programi i F-35, bëri këtë deklaratë: “Nuk ekziston një diçka e tillë ‘Turqia do të dalë, pasi kështu dua unë’. Ka ligje ndërkombëtare. Në një rast të tillë edhe ne do ti kërkojmë të drejtat tona. Le të flasim për skenarin më të keq. Ne kemi nevojë për avionë të rinj. Edhe sikur të mos vijnë F-35, unë jam i detyruar që avionët për të cilët kam nevojë ti marr nga një vend tjetër i çfarëdoshëm, deri sa vendi im të jetë në gjendje ti prodhojë vetë. Momentalisht ne po bëjmë përpjekje intensive për prodhimin e avionëve tanë”.

 


Lajme të ngjashme