Sarajeva mirëpret edicionin e 10-të të Forumit të Biznesit

Edicioni i 10-të i Forumit të Biznesit që organizohet në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, në Sarajevë do të fillojë të mërkurën më 17 prill.

Sarajeva mirëpret edicionin e 10-të të Forumit të Biznesit

Edicioni i 10-të i Forumit të Biznesit që organizohet në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, në Sarajevë do të fillojë të mërkurën më 17 prill.

Forumi që organizohet nga Banka Ndërkombëtare e Bosnjës (Bosna Bank International, BBI) dhe Banka Islame për Zhvillim (IDB) e që do të zgjas deri më 19 prill, do të mirëpret një numër të madh të politikanëve dhe të investitorëve të rëndësishëm.

Ky forum, që cilësohet si “Davosi i Ballkanit” dhe në të cilin pritet të ketë pjesëmarrje rekorde këtë vit, synon t’i tërheq investitorët në Bosnje-Hercegovinë dhe në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes të pranishmëve do t’ju drejtohen me nga një fjalim guvernatori i Bankës Ndërkombëtare të Bosnjës, Amer Bukviq, Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed.

Në ditën e parë të forumit që organizohet me sloganin “Një rajon, një ekonomi” do të mbahen panelet me temë “Udhëheqja”, “Vështirësitë e rajonit të Evropës Juglindore” dhe “Zhvillimi i Qëndrueshëm”.

Ndërkaq në ditën e dytë do të bëhen prezantimet për investime, ndryshimet klimaterike, bashkëpunimi mes kapitaleve, teknologjinë dhe produktet e reja.

Forumi përfundon më 19 prill me një ceremoni të organizuar.



Lajme të ngjashme