Ministri Çavusoglu informon biznesmenët holandezë për paketën e fundit të masave ekonomike

I ndodhur në kryeqytetin Amsterdam të Holandës për pjesëmarrje në Konferencën Turqi-Holandë, ministri Çavushollu të mërkurën pati një takim me biznesmenët turq dhe holandezë.

Ministri Çavusoglu informon biznesmenët holandezë për paketën e fundit të masave ekonomike

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) gjatë qëndrimit të tij në Holandë dha informata në lidhje me ekonominë turke dhe për paketën e fundit të masave ekonomike.

I ndodhur në kryeqytetin Amsterdam të Holandës për pjesëmarrje në Konferencën Turqi-Holandë, ministri Çavushollu të mërkurën pati një takim me biznesmenët turq dhe holandezë.

Në mbledhjen e organizuar nga Unioni i Industrialistëve dhe Punëdhënësve të Holandës (VNO-NCW) morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok, ambasadori i Turqisë në Hagë, Shaban Dishli (Şaban Dişli), ambasadorja e Holandës në Ankara, Marjanne De Kwaasteniet, përfaqësuesit e kompanive turke Dogus Holding, Garanti Bank, Ronesans dhe biznesmenët holandezë.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë këtij takimi, ku zakonisht bëhet fjalë për zhvillimet në ekonomi dhe tregti, ministri Çavushollu dha informata për ekonominë turke dhe për paketën e fundit të masave ekonomike të publikuar të mërkurën.

Çavushollu, i cili pati takime edhe me udhëheqësit e Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve (UID), sot mori pjesë në konferencën e 7-të Turqi-Holandë që organizohet në kuadër të konferencës Turqi-Wittenburg.

Në fjalën e hapjes së konferencës, ministri Çavushollu tërhoqi vëmendjen se të dy vendet kanë kapacitete dhe përvoja të mjaftueshme për t’iu përshtatur vështirësive dhe mundësive që sjell me vete globalizimi.

Ai shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi gjithëpërfshirës mes Turqisë dhe Holandës në ekonomi, siguri dhe luftën kundër terrorizmit.

Krahas temave të luftës kundër terrorit, zhvillimeve rajonale dhe të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Holandës, në kuadër të konferencës në fjalë do të mblidhen edhe nëngrupet e punës të dy vendeve.



Lajme të ngjashme