Kostoja e punës për orë në BE dallon nga 5,4-43,5 euro

Kostoja më e lartë për orë pune në BE sipas EUROSTAT u shënua në Danimarkë, ndërsa më e ulëta në Bullgari.

Kostoja e punës për orë në BE dallon nga 5,4-43,5 euro

Ndërkohë që kostoja e punës për orë në disa vende të Bashkimit Evropian janë ulur në 5,4 euro për orë, në disa të tjera ajo doli në 43,5.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian (EUROSTAT), publikoi koston e punës për orë në disa vende të BE-së për vitin 2018.

Sipas kësaj dallimi në koston e punës për orë mes vendeve të BE-së është i madh.

Mesatarja e kostos së punës për orë në Evropë është 27,4 euro, ndërsa kjo në disa vendeve ndryshon nga 5,4 euro deri në 43,5 euro.

Në mesin e vendeve të BE-së kostoja më e lartë u shënua në Danimarkë. Ajo ndodhet në krye të listës së vendeve të BE-së me kosto më të lartë në nivel 43,5 eurove, ndërsa pasohet nga Luksemburgu me 40,6 euro, Belgjika me 39,7 euro dhe Suedia me 36,6 euro.

Ndërkohë që kostoja e punës për orë në Gjermani, e cila është njëra prej ekonomive kryesore të BE-së, arrin në 34,6 euro, kjo në Francë kapë shifrën prej 35,8 eurove, në Angli 27,4 euro, Itali 28,2 euro, Holandë 35,9 euro dhe Spanjë 21,4 euro për orë pune.

Kostoja më e ulët e punës për orë vitin e kaluar në BE u realizua në Bullgari. Mesatarja e kostos së fuqisë së punës gjatë vitit 2018 në Bullgari ishte 5,4 euro. Bullgaria pasohet nga Rumania me 6,9 euro, Lituania me 9 euro dhe Hungaria me 9,2 euro.

 


Lajme të ngjashme