Turqi – Rezervat e Bankës Qendrore arritën në 96,2 miliardë dollarë

Rezervat e përgjithshme të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB) janë rritur me 3 miliardë e 859 milionë dollarë javën e kaluar duke arritur në 96 miliardë e 242 milionë dollarë.

Turqi – Rezervat e Bankës Qendrore arritën në 96,2 miliardë dollarë

Sipas raportit javor mbi Statistikat Monetare dhe Bankare të TCMB-së, rezervat bruto në valutë të Bankës Qendrore janë rritur me 4 miliardë e 13 milionë dollarë për të arritur në 75 miliardë e 408 milionë dollarë më 29 mars. Rezervat bruto në valutë ishin 71 miliardë e 395 milionë dollarë në javën që u mbyll me datën 22 marsit.

Në të njëjtën periudhë, rezervat në ar kanë rënë në 20 miliardë e 834 milionë dollarë, nga 20 miliardë e 988 milionë dollarë që ishin një javë më herët, duke shënuar një ulje me 154 milionë dollarë.

Kështu, stoku i përgjithshëm i rezervave të Bankës Qendrore turke ka kapur javën e kaluar vlerën e 96 miliardë e 242 milionë dollarëve, nga 92 miliardë e 383 milionë dollarë që ishte dy javë më parë, me një rritje totale javore prej 3 miliardë e 859 milionë dollarësh.

 


Lajme të ngjashme