Konsumi global i gazit natyror rritet 4,6%

Për shkak të kërkesës së lartë prej Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konsumi global i gazit natyror në vitin 2018, në krahasim me një vit më parë u rrit 4,6% dhe arriti në 3,9 trilionë metra kubë.

Konsumi global i gazit natyror rritet 4,6%

Për shkak të kërkesës së lartë prej Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konsumi global i gazit natyror në vitin 2018, në krahasim me një vit më parë u rrit 4,6% dhe arriti në 3,9 trilionë metra kubë.

Sipas raportit të përgatitur nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) në lidhje me “Energjinë Globale dhe Statusin e Emetimit të Karbonit” konsumi i gazit natyror vitin e kaluar u rrit gjithsej 170 miliardë metra kubë.   

40 miliardë metra kubë e rritjes në fjalë buroi nga kalimi nga qymyrguri në gazin natyror.

Kurse dy vendet që kryesojnë në rritjen e kërkesës globale janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina. Në Amerikë konsumi i gazit natyror u rrit 80 miliardë metra kubë ndërsa në Kinë 42 miliardë metra kubë.  

Në raport parashikohet një vazhdimësi e rritjes së kërkesës në Kinë për 5 vitet e ardhshme dhe rritja ekonomike e vendit do të sjellë edhe rritjen e kërkesës për gaz natyror.

Nga ana tjetër, në rritjen e konsumit global të gazit natyror ka ndikuar edhe rritja e nevojës së elektricitetit si rrjedhojë e rritjes së industrisë së rajonit të Azi Paqësorit dhe mbyllja e centraleve bërthamore në Korenë e Jugut.

Kështu që konsumi global i gazit natyror i vitit të kaluar, krahasuar me një vit më parë u rrit 4,6% duke arritur në 3,9 trilion metra kubë. Kjo rritje në konsum, është regjistruar si rritja më e lartë deri më tani, që nga viti 2010.  

Gjithashtu sipas raportit, në vende të tilla si Turqia, Gjermania dhe Italia, për shkak të motit të ngrohtë dhe rënies së pjesës së gazit në prodhimin elektrik, konsumi i gazit natyror ka shënuar rënie dhe vendet në fjalë, për të rritur stokun në depot e tyre kanë importuar mbi 200 miliardë metra kubë gaz natyror nga Rusia.



Lajme të ngjashme