“Viti i Kulturës Turke në Japoni” rrit numrin e turistëve japonezë në Turqi

Numri i turistëve japonezë që kanë vizituar Turqinë në muajt janar dhe shkurt 2019, është rritur me 28 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më herët duke arritur në 13 mijë e 267.

“Viti i Kulturës Turke në Japoni” rrit numrin e turistëve japonezë në Turqi

Sipas një komunikate të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, aktivitetet promotore në kuadër të “Vitit 2019 të Kulturës Turke në Japoni” kanë bërë që japonezët të kthejnë kursin e pushimeve sërish nga Turqia.

Pasi rikujton se Princesha e Japonisë, Madhëria e Saj Akiko e Mikasës dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, kanë realizuar pak kohë më parë në Tokio inaugurimin e ekspozitën me temë “Thesaret dhe Tradita e Tulipanëve në Perandorinë Osmane”, komunikata e Ministrisë vijon me këto fjalë: “Intervistat, në të cilat ministri Ersoy ka dhënë mesazhe të ngrohta për opinionin publik në Japoni, po i tregojnë efektet e tyre duke shtytur lartë grafikun e rritjes së numrit të turistëve japonezë në Turqi.”

Duke bërë me dije se numri i turistëve japonezë që kanë vizituar Turqinë në muajt janar dhe shkurt 2018, është rritur me 28 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më herët duke arritur në 13 mijë e 267, komunikata në fjalë thekson se gjatë shkurtit të këtij viti në Turqi kanë ardhur 7 mijë e 391 vizitorë nga Japonia.

Në bazë të statistikave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për hyrje-daljet kufitare në periudhën janar-shkurt 2019, Turqia ka pritur 3 milionë e 209 mijë e 734 turistë të huaj gjatë dy muajve në fjalë duke shënuar një rritje me 7,4 për qind.

Shumica e hyrjeve në Turqi janë realizuar nga Stambolli.

Vendin e parë për turistë të dërguar në Turqi gjatë muajve janar-shkurt 2019 e ka zënë Bullgaria me 274 mijë e 475 vizitorë dhe një rritje me 18,63 për qind. Ajo është ndjekur nga Gjermania me 235 mijë e 732 vizitorë dhe një rritje me 19,90 për qind.

Kurse e treta është renditur Gjeorgjia me 232 mijë e 740 turistë.

Në shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Turqia ka pritur 1 milion e 670 mijë e 238 turistë të huaj në total duke regjistruar një rritje me 9,38 për qind.

Renditja për turistë të dërguar në Turqi nuk ka ndryshuar as në muajin e dytë të vitit. Në vend të parë është Bullgaria me 140 mijë e 669 turistë dhe një rritje me 25,51 për qind. Ajo ndiqet nga Gjermania me 133 mijë e 612 vizitorë dhe një rritje me 21,77 për qind.

Pesëshen e parë e plotësojnë respektivisht Gjeorgjia, Irani dhe Iraku.



Lajme të ngjashme