Eksportet turke rriten me 3,4 për qind në muajin shkurt

Eksportet e Turqisë në muajin shkurt kanë shënuar rritje me 3,4 për qind duke arritur në 13 miliardë e 593 milionë dollarë, ndërsa importet rënie me 16,9 për qind duke u realizuar në 15 miliardë e 727 milionë dollarë.

Eksportet turke rriten me 3,4 për qind në muajin shkurt

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të premten të dhënat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin shkurt dhe periudhën janar-shkurt, një raport i përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë.

Sipas këtyre të dhënave, eksportet e Turqisë në muajin shkurt janë rritur me 3,4 për qind duke arritur në 13 miliardë e 593 milionë dollarë, ndërsa importet kanë rënë me 16,9 për qind duke u realizuar në 15 miliardë e 727 milionë dollarë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërkohë deficiti i tregtisë së jashtme në këtë periudhë është ulur me 63,1 për qind, në 2 miliardë e 134 milionë dollarë.

Ndërkohë raporti i mbulimit të importit me eksport është rritur me 86,4 për qind për të njëjtin muaj të këtij viti, nga 69,4 për qind që ishte në shkurt të 2018-s.

Eksportet turke në periudhën janar-shkurt janë rritur me 4,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke arritur në 26 miliardë 783 milionë dollarë, ndërkohë që importet janë tkurrur në 31 miliardë 398 milionë dollarë duke shënuar një rënie prej 22,4 për qind.

Për periudhën në fjalë, deficiti i tregtisë së jashtme ka rënë me 69 për qind, në 4 miliardë e 615 milionë dollarë. Raporti i mbulimit të importit me eksport në këtë periudhë ka rezultuar në nivelin 85,3 për qind.



Lajme të ngjashme