“Aeroporti i Stambollit është një projekt i jashtëzakonshëm”

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë ajrore “SunExpress”, Jens Bischof tha se Aeroporti i Stambollit është një projekt i jashtëzakonshëm.

“Aeroporti i Stambollit është një projekt i jashtëzakonshëm”

Në një reportazh për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, Bischof tha se ndërtimi i infrastrukturës së trafikut ajror në Turqi ka dhënë kontribute të dukshme në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Aeroporti i Stambollit, e vijoi intervistën e tij Bischof, do të jetë një aeroport modern dhe i frytshëm.

“Unë mora pjesë në ceremoninë e inaugurimit. (Aeroporti i Stambollit) është një projekt i jashtëzakonshëm”,- deklaroi drejtori i “SunExpress”.

“SunExpress”, e cila është një kompani e përbashkët e themeluar nga Turkish Airlines (THY) dhe shoqëria ajrore gjermane “Lufthansa”, përbën një shembull të vërtetë, që tregon se si mund të funksionojë me sukses një partneritet turko-gjerman.

Turqia është një treg në rritje

Në vitet 2017 dhe 2018 “SunExpress” ka shënuar rritje dyshifrore. Kemi arritur rezultatin më të mirë në historisë e shoqërisë. Të njëjtën gjë planifikojmë edhe për vitin 2019”, tha Bischof, ndërsa shtoi se “SunExpress” realizon fluturime nga 36 qytete të Evropës në 18 destinacione të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme