Volkswagen-i paralajmëron shkurtimin e 5-7 mijë punonjësve deri në vitin 2023

Grupi Volkswagen, ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të automobilave, njoftoi të mërkurën se 5-7 mijë njerëz do të pushohen nga puna deri në vitin 2023.

Volkswagen-i paralajmëron shkurtimin e 5-7 mijë punonjësve deri në vitin 2023

Kompania gjermane, e cila synon të jetë ndër pararojat e tregut të automjeteve elektrike, deklaroi se një sërë investimesh ekonomike do të bëhen për këtë qëllim dhe se sistemi i ri i prodhimit do të kërkojë më pak punësim.

“Me automatizimin e punëve rutinë, në kompaninë tonë do t’u jepet fund kontratave të 5-7 mijë punonjësve deri në vitin 2023”, thuhet në një njoftim për shtyp të Grupit Volkswagen në lidhje me këtë çështje.

Njoftimi bën të ditur edhe se të pensionuarit nuk do të zëvendësohen me punonjësit e rinj dhe se kjo do të jetë gjithashtu një mënyrë për të reduktuar punësimin.

Kolosi gjerman i automobilave, i cili ka filluar t’i japë përparësi prodhimit të makinave elektrike, do të prodhojë 22 milionë automjete brenda 10 viteve të ardhshme.

Theksohet se në këtë drejtim Grupi Volkswagen mund të transferojë në Turqi një pjesë të linjës së saj të prodhimit.



Lajme të ngjashme