Rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Turqi

Shoqata e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB) ka publikuar një komunikatë me shkrim ku bëhet e ditur se numri i turistëve që kanë ardhur në Antalja gjatë muajit shkurt është rritur 50%.

Rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj në Turqi

Rritet numri i turistëve që vijnë në Antalja (Antalya).

Shoqata e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB) ka publikuar një komunikatë me shkrim ku bëhet e ditur se numri i turistëve që kanë ardhur në Antalja gjatë muajit shkurt, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur afërsisht 50%.

Numri i turistëve që në shkurtin e vitit të kaluar ishte 102 mijë, këtë vit në të njëjtën periudhë, është rritur në 152 mijë.

Duke u rritur 50% edhe numri i turistëve që kanë ardhur në këtë qytet turistik në dy muajt e parë të viti, nga 192 mijë ka arritur në 292 mijë.

Në periudhën e parë dymujore më shumë turistë në Antalja kanë ardhur nga Suedia dhe Norvegjia. 

Në numrin e vizitorëve pati 80% rritje të turistëve të ardhur nga Federata e Rusisë, 53% nga Gjermania, 28% nga Anglia.



Lajme të ngjashme