Juncker paralajmëron për pasojat e tmerrshme të Brexit pa marrëveshje

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, konsideron se largimi pa një marrëveshje i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE), i njohur si Brexit, do të kishte pasoja të tmerrshme sociale dhe ekonomike.

Juncker paralajmëron për pasojat e tmerrshme të Brexit pa marrëveshje

Këto deklarata Juncker i bëri gjatë fjalës në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) në Bruksel.

Ai konsideron se janë shumë të vogla gjasat për arritjen e marrëveshjes rreth Brexit-it. "Nëse ndodh largimi i Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje, pasojat sociale dhe ekonomike do të jenë të tmerrshme", paralajmëroi Juncker.

 


Lajme të ngjashme