Gjermania ballafaqohet me deficitin e fuqisë punëtore

Ekspertët bëjnë të ditur se është e nevojshme që çdo vit të pranohen rreth 260 mijë punëtorë emigrantë për të ulur deficitin.

Gjermania ballafaqohet me deficitin e fuqisë punëtore

Për shkak të rritjes ekonomike dhe moshës së popullatës, deficiti i fuqisë punëtore në Gjermani gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar u rrit me 275 mijë persona në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë dhe arriti në 1 milionë e 48 mijë persona.

Në një studim të bërë nga Instituti Gjerman për Kërkime Profesionale dhe të Tregut të Punës (IAB) thuhet se deficiti i fuqisë punëtore në Gjermani gjatë vitit 2018 është rritur me mbi 23 për qind në krahasim me një vit më parë dhe arriti në 1 milionë e 458 mijë persona.

Ndërkaq deficiti i fuqisë punëtore në çerekun e tretë të vitit të kaluar u rrit me 221 mijë persona. Në fund të vitit të kaluar deficiti në fjalë ka qenë 1 milionë e 183 mijë.

Eksperti i tregut të fuqisë punëtore, Alexander Kubis bëri të ditur që në të gjitha sektorët e ekonomisë gjermane u shënua një rritje e rëndësishme e deficitit të fuqisë punëtore, ndërsa shtoi se “kërkesa për punëtorë është rritur në masë të dukshme”.

Në anën tjetër në studimin e “Fondacionit Bertelsmann” me temë “Migrimi dhe Digjitalizimi” që u publikua javën e kaluar, thuhet se është e nevojshme që gjatë 40 viteve të ardhshme çdo vit të pranohen të paktën 260 mijë punëtorë emigrantë për të mbyllur deficitin e fuqisë punëtore në Gjermani.

Sipas studimit në fjalë, deficiti i 260 mijë punëtorëve duhet të mbulohet me 114 mijë punëtorë nga vendet anëtare të BE-së, ndërsa pjesa tjetër me fuqi punëtore nga vendet joanëtare.

Ekonomia gjermane, që është edhe një vend lokomotivë e Evropës, vitin e kaluar shënoi rritje me 1,5 për qind. Ndërkaq punësimi i përgjithshëm në vend vitin e kaluar u rrit me 44,8 milionë persona dhe arriti shifrën më të lartë prej vitit 1990 e këtej kur u bashkuan Gjermania Lindore dhe Perëndimore.



Lajme të ngjashme