Angli – “Honda” do të mbyllë impiantin e prodhimit të makinave në Swindon

Gjigandi japonez i automobilistikës, “Honda”, ka vendosur të mbyllë impiantin e prodhimit të makinave në Angli.

Angli – “Honda” do të mbyllë impiantin e prodhimit të makinave në Swindon

Siç bën të ditur Korporata Britanike e Transmetimit (BBC), “Honda” ka marrë vendim për të mbyllur të vitin 2022 impiantin e prodhimit të makinave në Swindon, qytet në jugperëndim të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë lajm, që si burim ka deputetin Justin Tomlinson nga Partia Konservatore në pushtet, theksohet se mbyllja e impiantit të prodhimit do të shkaktojë rreth 3.500 të papunë dhe se Kryeministrja Theresa May do ta vlerësojë këtë çështje në një dalje publike pas komunikatës zyrtare të kompanisë “Honda”.

“Industria e automobilistikës ka qenë diamanti i sektorit të prodhimit për dy dekadat e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, por tani është duke rënë poshtë nga pasiguria kaotike e Brexit-it, krijuar nga qasja e ngurtë e adoptuar nga Kryeministrja Theresa Maj”, ka komentuar Des Quinn, përfaqësues i sindikatës së famshme britanike “Unite”.

Fabrika e makinave “Honda” në Swindon të Anglisë prodhon rreth 160.000 modele “Civic” në vit dhe gati 90 për qind e tyre eksportohen në tregjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme