Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Erdogan: Turqia synon rritjen e prodhimit të energjisë me burim vendor

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në rajonin e Trakisë (Trakya) janë zbuluar fusha të reja, që zotërojnë 3 miliardë metra kub gaz natyror.

Presidenti Erdoan iu drejtua popullit në Sheshin Selimije në mitingun e Edirnesë.

Në fjalimin e tij Erdoan tha se kanë si qëllim të rrisin në maksimum përdorimin e burimeve vendore në energji dhe të reduktojnë varësinë nga jashtë.

Në vitin 2017 prodhimi i elektricitetit me burime vendore ishte 45, sot arriti në 60%” tha Erdoan.

"Kemi zbuluar fusha të reja gazi natyror me rezerva deri në 3 miliardë metra kub dhe kjo do të dyfishojë prodhimin aktual të gazit natyror në Traki” tha Erdoan dhe shtoi: “Kjo sasi është e mjaftueshme të sigurojë nevojat e gazit natyror për 10 vjet për 300 mijë shtëpi".

Lajme të ngjashme