Parlamenti Evropian miraton themelimin e mekanizmit monitorues të investimeve të huaja

Parlamenti Evropian miratoi të enjten themelimin e mekanizmit të mbikëqyrjes së investimeve të huaja në sektorët strategjikë.

1145587
Parlamenti Evropian miraton themelimin e mekanizmit monitorues të investimeve të huaja

Themelimi i mekanizmit monitorues të investimeve direkte të huaja nga vendet e treta u miratua me 500 vota pro dhe 49 kundër gjatë një seance plenare të PE-së në Strasburg të Francës.

Ky mekanizëm do të ngrejë një sistem që do të mbikëqyrë investimet e drejtpërdrejta të huaja në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për motive sigurie dhe rendi publik.

Mekanizmi do të zhvillojë bashkëpunimin ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për investimet e huaja.

Shtetet anëtare do të informojnë njëri-tjetrin dhe Komisionin e BE-së për çdo investim direkt nga vendet e treta.

Në kuadër të mekanizmit në fjalë do të mundësohet edhe ndarja e informacioneve specifike si financimi i investimit dhe struktura e pronësisë së investitorit të huaj.

Megjithatë fjalën e fundit për investimin e huaj do ta thotë sërish vendi përkatës.

Mekanizmi i mbikëqyrjes së investimeve do të jetë funksional pasi të miratohet zyrtarisht edhe nga Këshilli Evropian.



Lajme të ngjashme