Rouhani: BE-ja e dëshmoi se mund të veprojë e pavarur nga ShBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka komentuar sanksionet amerikane mbi Teheranin si dhe INSTEX-in (Instrumenti për Mbështetjen e Këmbimit Tregtar), të themeluar nga vendet evropiane.

Rouhani: BE-ja e dëshmoi se mund të veprojë e pavarur nga ShBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) dëshmoi se mund të veprojë i pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ç‘rast përshëndeti sistemin INSTEX (Instrumenti për Mbështetjen e Këmbimit Tregtar) për të cilin tha se do të sigurojë ruajtjen e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe BE-së.

Në një kumtesë të publikuar nga Presidenca e Iranit, Rouhani ka komentuar sanksionet amerikane mbi Teheranin si dhe INSTEX-in, të themeluar nga vendet evropiane.

Rouhani shprehu kënaqësinë e tij lidhur me INSTEX-in e BE-së, i themeluar për të ruajtur marrëdhëniet tregtare mes BE-së dhe Iranit, duke thënë se kjo është një gjë e mirë “pavarësisht se erdhi vonë".

"Praktika e rreme e ShBA-ve është afatshkurtër dhe nuk do të ndikojë mbi marrëdhëniet e Iranit me botën. Pa dyshim se ne do ta kapërcejmë këtë periudhë", pohoi ai. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme