Ukraina e vendosur për të anuluar marrëveshje të shumta me Rusinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Pavlo Klimkin bëri të ditur se janë anuluar 49 marrëveshje me Rusinë dhe po punohet për anulimin e rreth 50 marrëveshjeve të tjera.

Sipas lajmit të agjencisë ukrainase “Ukrinform”, Klimkin, në konferencën për shtyp në kryeqytetin Kiev, bëri një vlerësim rreth vitit të kaluar.

Ai tha se me Rusinë janë anuluar shumë marrëveshje të bëra më parë dhe shtoi: “Me Federatën e Rusisë janë anuluar gjithsej 49 marrëveshje, 2 ndërshtetrore, 25 ndërqeveritare, 19 ndërmjet institucioneve dhe 3 rajonale. Tani po punojmë për anulimin e rreth 50 marrëveshjeve të tjera”.

Ai tha se anulimet e marrëveshjeve janë bërë në bazë ligjore.

“Principi ynë është shumë i thjeshtë. Me Rusinë nuk mund të jetojmë si para luftës. Do të realizojmë një udhëheqje në drejtim të përfitimeve të nënshtetasve tanë, sepse nuk mund t’i lemë ata nën kërcënim. Po kjo do të bëhet në një mënyrë shumë të qëndrueshme dhe një qasjeje të strategjisë së qartë” tha ministri ukrainas.  

Lajme të ngjashme