Shitja e banesave shtetasve të huaj shënoi rritje rekorde gjatë vitit 2018

Në krye të listës së shtetasve të huaj që blenë më së shumti banesa në Turqi ndodhen irakianët me 8.205 banesa të blera.

1127193
Shitja e banesave shtetasve të huaj shënoi rritje rekorde gjatë vitit 2018

Shitja e banesave shtetasve të huaj gjatë vitit 2018 ka thyer rekordin e të gjitha kohërave duke arritur në 40 mijë.

Gjatë vitit të kaluar shitja e banesave për shtetasit e huaj shënoi rritje për çdo muaj.

Me ndikimin e rritjes së kursit të këmbimit të devizave me në krye fushatat e sektorëve të patundshmërive dhe atij bankar shitja e banesave për të huajt arriti në nivelin rekord.

Shitja e banesave vitin e kaluar në krahasim me një vit më parë shënoi rritje me 78,4 për qind dhe arriti në 39 mijë e 663 banesa, shifër kjo që gjatë vitit 2017 ishte në nivelin e 22 mijë e 234 banesave.

Në çerekun e parë të vitit të kaluar të huajve u janë shitur 5 mijë e 298 banesa, në çerekun e dytë 6 mijë e 518, në çerekun e tretë 12 mijë e 339 dhe në çerekun e katërt 15 mijë e 508 banesa.

Preferenca e parë e qytetit në blerjen e banesave për shtetasit e huaj gjatë vitit të kaluar mbeti Stambolli.

Vitin e kaluar në Stamboll shtetasve të huaj u janë shitur 14 mijë e 270 banesa. Stambolli pasohet nga Antalia me 7 mijë e 938 banesa, Bursa me 2 mijë 720, Ankaraja me 2 mijë e 133 dhe Jalova me 2 mijë e 63 banesa.

Në shitjen e banesave për të huajt sipas vendeve të origjinës, qytetarët irakianë kryesuan edhe gjatë vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe shitjet e bëra irakianëve u realizuan me 8 mijë e 205 banesa dhe përbëjnë 20,7 për qind të shitjeve të përgjithshme.

Irakianët pasohen nga iranianët me 3 mijë e 652 banesa, sauditët me 2 mijë e 718, rusët me 2 mijë 297, kuvajtianët me 2 mijë 199 dhe afganët me 2 mijë e 84 banesa të blera gjatë vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme