Kompanitë turke takohen me investitorët kataras

Në kryeqytetin Doha të Katarit mbahet panairi “Turkey Expo by Qatar”.

1126356
Kompanitë turke takohen me investitorët kataras

Panairi “Turkey Expo by Qatar”, i cili është njëri prej panaireve më të mëdha në rajonin e Gjirit që mundëson takimin e kompanive turke me investitorët kataras, do të fillojë sot me pjesëmarrjen e mbi 120 kompanive turke që veprojnë në fusha të ndryshme.

Këtë vit organizohet edicioni i tretë i panairit që më herët organizohej me emrin “Expo Turkey by Qatar” dhe që  këtë vit ndryshoj emrin në “Turkey Expo by Qatar”.

Pritet që panairi, që synon të ngrejë në nivel më të lartë marrëdhëniet tregtare mes Turqisë dhe Katarit, të hapë horizonte të reja për sipërmarrësit dhe investitorët e rinj.

Në panairin që mbahet mes datave 16-18 janar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës në kryeqytetin Doha të Katarit, do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive që veprojnë në fushat e teknologjisë, patundshmërive, ndërtimtarisë, ushqimit, turizmit shëndetësor, mobiljeve dhe dekorimit.



Lajme të ngjashme